Live

PDK të enjten në seancë kërkon shkarkimin e Rozeta Hajdarit

13:36 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se gjatë seancës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Sipas saj ajo ka bërë shkelje të shumta që i ka bërë në dikasterin që ajo e drejton.

Deliu-Kodra tha se në seancën e të enjtes pos kësaj pike, do ta kenë edhe Projektligjin për pensionimin e parakohshëm të policisë.

“Si PDK sot kemi propozuar që të kemi në rendë dite projektligjin për pensionimin e policëve të Kosovës. Ajo ka një bllokadë të shumicës. Në ditën e enjte presim që të kemi në rend dite edhe shkarkimin e ministres Hajdari për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme që ne i kemi identifikuar në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë”, tha ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua