Live

Peci: Fletarrestimi për Putinin, lajm i mirë për Kosovën

15:45 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se flete-arrestit i Gjykatës Kriminale Penale për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, është lajm i mirë për Kosovën.

Peci në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo ia kufizon hapësirën manovruese presidenti serb Aleksader Vuçiq.

“Leshimi i flete-arrestit per Putinin nga Gjykata Kriminale Penale, i cili koincidoi me fillimin e takimit te Ohrit, eshte nje dhurate e madhe per Kosoven dhe rajonin, pasi kjo ia kufizon shume hapesiren manovruese te Vucicit. Mirepo, gabimi me i madhe eshte qe kjo te interpretohet si mundesi e zgjerimit te hapesires manovruese te Kosoves. Tani, jane krijuar rrethana nderkombetare te reja, te papara ndonjehere pas Luftes se Ftohet, kur te dyja vendet jane pothuajse ne terresi vetem ne duart e perendimit, dhe ky eshte nje lajm shume i mire per Kosoven dhe rajonin!”, ka shkruar Peci.

Shpërndaje në

U Kopjua