Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se bujqësia e qëndrueshme është prioritet i qeverisjes së tij.
Në një konferencë për bujqësinë e qëndrueshme, Peci shtoi se sipërfaqja e punuar e tokës është rritur në 121 mijë hektarë, e janë rritur edhe eksportet e prodhimeve organike.
Ai ka theksuar se po punojnë për një model që është i fokusuar në ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e konkurrencës.
Ministri ka theksuar se vend të rëndësishëm në strategji, ka edhe promovimi i fermerëve dhe bizneseve, andaj janë rritur edhe investimet në marketing.
“Bujqësia e qëndrueshme ka një rol kyç në strategjinë tonë. Sektori bujqësor ka pësuar ndryshim thelbësor në këta tre vjetët e fundit, përmes një menaxhimi më të morë dhe rritjes së investimeve. Aktiviteti bujqësor është rritur për 29%. Ne kemi arritur që në mandatin tonë të aprovojmë dhe sponsorizojmë 28 ligje. Kemi draftuar strategjinë për bujqësinë, që synon rritjen e konkurrencës në sektorin agro-ushqimor. Jemi të vetëdijshëm që qëndrueshmëria kërkon punë”.
Ai ka thënë se Ministria që drejton po punon që të promovojë edhe bizneset dhe fermerët, ku investime të mëdha po bëhen në marketing.
“Po punojmë për një model që është i fokusuar në ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e konkurrencës. Prodhimi organik ka shënuar rritje në eksport 16.5 milionë euro. Sipërfaqet e punuara të tokës, krahasuar me vitin 2018, kur ishin 81 mijë hektarë, në 2023 kemi 121 mijë hektarë. Po ashtu, 49.23% rritje e tokës së punueshme”.
Jean-Christophe Fave, nga zyra Zvicerane e bashkëpunimit, tha se bashkëpunimi ndërmjet fermerëve, bizneseve dhe institucioneve është shumë i rëndësishëm.
Madje ai u shpreh i lumtur për siç tha që po kontribuojnë jo vetëm në ekonominë, por në transformimin e shoqërisë, raporton EO-ja.
“Jemi të gëzuat që po kontribuojmë jo vetëm në ekonominë, por në transformimin e shoqërisë. Kosova po i bashkohet e forcave globale për mjedis. Bashkëpunimi ndërmjet fermerëve, bizneseve dhe institucioneve është shumë i rëndësishëm”.