Live

Pejë: Aksident i rëndë trafiku, vdes një motoçiklist

13:18 / 12 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Njё motoçiklist ka vdekur nё vend kur u aksidentua me njё kombi nё rrugёn “Beteja e Loxhёs” nё Pejё, paraditen e kёsaj tё shtune.

Siç bёn tё ditur policia viktima nё Spitalin e Pejёs kishte arritur pa shenja jete.

“Rreth orës 11:00, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugёn “Beteja e Loxhёs” nё Pejё. Në këtë aksident ishin tё përfshira njё automjet transportues (kombi) dhe njё motoçikletё. Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njёjti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua