Live

“Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”- Lajçak reagon pas sulmit në kanalin e Ibër Lepencit

12:33 / 30 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas incidentit të ndodhur të premten në Zubin Potok ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit nga një shpërthim me mjet eksploziv.

Lajcak ka thënë se ndanë të njëjtin qëndrim me shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës së rëndësishme të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Pajtohem plotësisht me shefin e Zyrës së BE-së. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lajcak.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...