Live

Përmbytjet në Shkodër, përmirësohet situata e reshjeve

11:44 / 23 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Territori i Bashkisë së Shkodrës duket se po shkon drejt normalizimit të situatës së krijuar nga reshjet dhe përmbytjet e ditëve të fundit. Sipas raportit të vëzhgimit të Bashkisë, mëngjesin e së mërkurës, sipërfaqja e tokës së përmbytur në 5 njësitë administrative është ulur në 1435 hektarë nga rreth 2 mijë hektarë që ishte në kulmin e përmbytjeve.

Ndërsa edhe nivelet e liqenit të Shkodrës dhe lumit Drin, janë ulur nën kuotat maksimale të tyre. Një pjesë e familjeve të evakuuara kanë nisur rikthimin në banesat e tyre, ndërsa raportohet që nën prezencën e ujit është vetëm një banesë, në lagjen Ajasem të Shkodrës.

Përmirësimi i situatës pritet të vijojë edhe në orët në vijim, pasi favorizohet edhe nga moti që parashikon ulje të nivelit të reshjeve./A2

Shpërndaje në

U Kopjua