Live

Pllana për librin e tij “Gjenocidi i kryer nga Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës 1844-1999”: Përkrahja e shtetit ka qenë minimale

20:49 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në ora 20:25, në platformën e mediumit online, kosovalive.net, është shfaqur emisioni i radhës “Debat me Ridvan Berishën”.

Në këtë puntatë të emisionit “Debat me Ridvan Berishën”,  i ftuar i radhës ishte Nusret Pllana, ish-gazetar i luftës dhe autor e shkrimtar.  

Pllana në këtë intervstë ka theksuar sukseset e librit të tij “Gjenocidi i kryer nga Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës 1844-1999”

“Edhe individi mund të bëjë shumë, edhe pa përkrahjen institucionale, unë me shokët, bashkëatdhetarët e mi, me bashkëluftëtarët e mi, me njerëzit që e kanë dashur më shumë se veten këtë vend e kanë bërë të pamundurës, dhe kushtimisht prej vitit 2001 deri sot, që ne të dy po flasim për këtë temë kaq të ndishme, kam arritur ta ndajë këtë dhimbje, barbari dhe mizori dyshekullore serbe deri në Amerikën mike dhe Australinë e largët. Kështuqë në kilogramë janë shpërndarë më shumë se 40 mijë kilogramë të këtij libri të madh që tashmë e ka marrë epitetin e librit enciklopedik dhe që është i përkthyer në 9 gjuhë botërore, në shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, maqedonisht, japonisht, suedisht.”

Pllana tutje ka theksuar gjithashtu se përkrahja institucionale për librin e tij “Gjenocidi i kryer nga Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës 1844-1999” ka munguar.

“Me pas vec një përkrahje minimale të shtetit të Kosovës, realisht kisha bërë jo dhjetë herë por shumëfish më shumë se që kam bërë deri tash ani pse përkrahja nuk ka qenë as minimalja për të mos thënë zero” ka përfunduar Pllana.

Për më shumë, iu ftojmë të ndiqni emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, /kosovalive.net/

https://www.youtube.com/watch?v=YRl_mNOywCI

Shpërndaje në

U Kopjua