Live

Policia e Kosovës arreston një shtetas serb për dhënie të ryshfetit

14:23 / 20 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka arrestuar një person – shtetas serb për dhënie të ryshfetit. Rasti ka ndodhur në pikë kalimin kufitar në Vërmicë të shtunën, më 19 korrik.

Sipas Policisë, i dyshuari gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë i kishte prezantuar autoriteteve dokumentet e tij “ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë prej pesë euro”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua