Live

Policia në Shqipëri i thotë PO protestës së Sali Berishës më 6 dhjetor por me kusht

13:18 / 03 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri në një konferencë për median nënvizoi edhe një herë se nuk do të ndalë protestën por është vendosur kushti. Jashtë zonës së kuqe, perimetri i sigurisë për delegacionet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor”

Drejtori i Policisë gjithashtu paralajmëroi se policia ka përgatitur dhe planin B për çdo rast kur të ndodhë e kundërta dhe emocionet do të prevalojnë mbi arsyen.

“Dua të siguroj se policia e shtetit nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjë prirje për të ndaluar apo spostuar asnjë protestë por në këtë rast siguria e 32 delegacioneve dhe liderëve të tyre, na imponon që të vëmë sigurinë kombëtare e ndërkombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar. 

Policia e shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë i cili është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në samit dhe gazetarët e  akredituar.  Ne kemi besimin se arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo dhe jemi të përgatitur për çdo rast kur të ndodhë e kundërta”.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se protesta do të lejohet por jashtë vijës së kuqe.

Shpërndaje në

U Kopjua