Live

Policia shqipton mbi 1800 gjoba në 24 orët e fundit, 25 persona të arrestuar

12:05 / 29 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit ka shqiptuar 1807 gjoba trafiku ndaj atyre që nuk respektuan rregullat.

Përgjatë këtij 24 orëshi, aksidente trafiku me të lënduar u raportuan 21, ndërsa 34 ishin me dëme materiale.

Po ashtu, në të dhënat e policisë janë arrestuar 25 persona, ndërsa 22 janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...