Live

Presidentja Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për rezultatin e zgjedhjeve dhe konstituimin e institucioneve

21:36 / 27 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu ishin të ftuar në darkë zyrtare të shtruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në një njoftim të Presidencës u bë e ditur se gjatë këtij takimi, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.

Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstitiuimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare.

Një theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Francës, me fokus në projekte konkrete që mund t`i forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Shpërndaje në

U Kopjua