Live

Prokuroria deklarohet për drogën e sekuestruar në Pejë: Ishte e destinuar për tregun ndërkombëtar

19:00 / 27 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një aksion disa orësh në Pejë rezultoi me sekuestrimin e mbi një toni drogë sot në Pejë.

Substanca narkotike e llojit kanabis sativa, në vlerë prej afro 5 milionë eurosh, u gjet në malet e fshatit Sferkë.

Aksioni i Policisë, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, zgjati mbi 14 orë dhe rezultoi me arrestimin e Aleks Gerbit, shtetas i Shqipërisë, i dyshuar për kultivimin e narkotikëve.

Prokurori i rastit, Ersan Qavolli, deklaroi përpara mediave se një person është arrestuar nga ky aksion dhe gjashtë të tjerë janë në kërkim.

Sipas tij, narkotikët që po kultivoheshin, ishin të destinuar për tregun ndërkombëtar.

Ndërkaq, togeri Astrit Jasiqi deklaroi se hetimi ka zgjatur për dy muaj dhe se ka qenë i koordinuar me njësitet policore.

“Këto dy lokacione ku kemi bërë veprime hetimore janë lokacione të përmasave të mëdha të kultivimit të kanabisit. Jemi në fazën e përpunimit të vendit të ngjarjes dhe në vlerësimet tona, sasia dhe vlera mund të dalin më të mëdha. Njëra nga plantacionet ka qenë e rritur në nivelin ku konsiderojmë se një bimë kanabisi mund të japë produkt të marihuanës gjysmë kilogrami. Ka qenë hetim i gjatë, mbi dy muaj, i koordinuar me njësitet respektive të Policisë. Një person është i arrestuar, shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë në cilësinë e punëtorit për këto dy parcela. Kemi edhe persona të tjerë të dyshuar, të cilët janë në fazën e kërkimit dhe identifikimit. Për këta nuk kemi detaje të tjera”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...