Live

Prokuroria e Shtetit kërkon arrest shtëpiak për Agim Ademin

13:46 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, të dërgohet në arrest shtëpiak, nën dyshimin se e ka keqpërdorur buxhetin e federatës së futbollit, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Ademi është duke u trajtuar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës qëkur u dërgua atje u prangosur të mërkurën.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj A.A., në Gjykatën kompetente”, tha Ulajt për Nacionale.

Ademi, 61 vjeç, u arrestua dje nga policia dhe ndaj tij u mor vendim për 48 orë paraburgim. Në vend se të dërgohej në paraburgim, ai përfundoi në spital.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, tha gjatë ditës së Ademi ka një kontuzion në gjoks edhe se ai do të mbahet në klinikë deri të premten të paktën.

Gjendja është e mirë, ne mbrëmë e kemi pranuar. Momentalisht, ne nuk mund ta lëshojmë 24 orë, sepse është në pritje të analizave që i ka kërkuar mjeku kujdestar. Kështu që sot ai rri tek ne, prej nesër mund të lëshohet. Por gjendja është e mirë”, tha Kolgeci për Nacionale.

Ademi, 61 vjeç, u arrestua dje nga policia dhe ndaj tij u mor vendim për 48 orë paraburgim. Në vend se të dërgohej në paraburgim, ai përfundoi në spital.

Ademi dyshohet se e ka keqpërdorur buxhetin e shtëpisë së futbollit kosovar dhe tani po hetohet edhe për shmangie tatimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, njoftoi policia të enjten herët.

Javën e kaluar, Ademi u shpall i pafajshëm lidhur me akuzat për detyrim në një rigjykim të tejzgjatur.

Ademi bashkë me Muharrem Ramën akuzoheshin se në vitin 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Dritëro Kadolli, duke i kërkuar t’i jepte 30 mijë euro ose një “BMW X5”.

Prokuroria pritet të ankohet ndaj këtij vendimi.

Shefi i futbollit në vend u përball me autoritetet përsëri dhe në prag të fillimit të një fushatë tejet të rëndësishme të Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian 2024.

Kosova e nis atë që do të jetë fushata e dytë kualifikuese për një evropian këtë të shtunë me 25 mars përballë Izraelit në Tel Aviv.

Tri ditë më vonë, të martën më 28 mars, dardanët e presin Andorrën në Fadil Vokrri në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua