Live

Protestuesi në protestën e ftuar nga VV-ja: Edhe populli serb janë ilirë, janë vëllezërit tanë

12:26 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një grup qytetarësh kanë marrë pjesë në protestën e ftuar nga analisti dhe përkrahësi i madh i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, në kundërshtim të themelimit të “Zajednicës”.

“Edhe populli serb është popull ilir, janë vëllezërit tanë, në qoftë se ne nuk i trajtojmë njëri tjetrin si vëllezër, Mitrovica ka me humbë”, deklaroi njëri nga protestuesit, shkruan kosovalive.net.

Pjesëmarrës në këtë protestë ishte edhe anëtari i VV-së, Sami Kurteshi.
Në protestë janë parë edhe aktivistë të tjerë të LVV-së.

Shpërndaje në

U Kopjua