Banorët në Hajvali të Prishtinës, janë ankuar se nuk kanë ujë fare që tre ditë, duke krijuar një gjendje të vështirë për ta.
Ata thanë se i janë drejtuar me ankesë disa herë ujësjellësit KRU” Prishtina”, por të njëjtit sipas tyre kanë anashkaluar kërkesat e tyre.
Një qytetare atje i tha Insajderit se fillimisht i është thënë që ka prishje, por që më vonë as nuk iu hap telefoni për sqarim.
“Tre ditë jemi pa pikë uji. Kanë thanë që është prishje, nuk dojnë me marrë parasysh. Terë kohën ka pas arsyetime të ndryshme se pse nuk po rregullohet problemi”, tha ajo.