Live

Ramë Lahaj performon në Turqi, mes dy emrave të famshëm të skenës botërore

10:30 / 13 Janar 2023

Nga Kosova Live

Tenori kosovar me përmasa ndërkombëtare, Ramë Lahaj ka performuar në Turqi. Krah tij ishin dy emra të famshëm botëror.

Njëri nga ta për Lahajn ishte inspirim në fillimet e tij.

“Një eksperiencë fantastike me 3 Tenorët në Turqi e mundësuar nga Limak.
Aktivitetet e tilla të shoqëruara nga një audiencë e cila jep dashni e mbështetje pafund për artin e mirëfilltë operistik me japin shpresë se opera është dhe do mbetet e pa vdekshme, pavarsisht periudhës së egër që po jetojmë.
Privilegjin për t’a ndarë skenën me njërin prej atyre që me ka inspiruar gjatë fillimeve të mija, si Marcelo Alvarez i cili i ka dhënë shumë botës së Operas dhe mikut tim, Tenorit brilliant Murat Karahan që është edhe krenaria Turke, janë eksperienca krejt unike që vijnë rrallë herë në jetë.
Mirupafshim herave tjera” shkruan Lahaj në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua