Live

Ramush Haradinaj: Diaspora do të jetë krah i fortë i ndryshimit që do të ndodh më 9 shkurt

17:39 / 29 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim në Bern të Zvicrës, me ç’rast nga atje ka thënë se diaspora do të jetë krah i fortë i ndryshimit që do të ndodh më 9 shkurt, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se vizioni i Aleancës dhe partnerët e saj në koalicion, Kosovën e rikthen në perspektivën e saj për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik e për ta bërë vend të jetueshëm e jo të braktisur.

Postimi i tij i plotë:

Në një tubim madhështor në Bern të Zvicrës, mes vëllezërve e motrave tona, bashkëbiseduam hapur për sfidat që i ka Kosova dhe nevojat e saj në këto rrethana jo të lehta. Para tyre e elaborova hapur situatën e tanishme, situatë që përcillet me brengosje nga secili shqiptar kudo që është.

Rrugëtimi momental i Kosovës është i gabuar, ai duhet të marrë kahje tjetër. Kosova duhet të marrë disa hapa të vërtetë për të ecur përpara. Vizioni i Aleancës dhe partnerët e saj në koalicion, Kosovën e rikthen në perspektivën e saj për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik e për ta bërë vend të jetueshëm e jo të braktisur. Anëtarësimi në NATO është frymëmarrje e lirë për secilin qytetar dhe hapi i cili e siguron lirinë tonë.

Aleanca del para qytetarëve të saj me një moto të thjeshtë e të kuptueshme; “Per një Kosovë ndryshe”. Për një Kosovë, për të cilën është punuar ndër breza dhe janë burgosur dhe e kanë dhënë jetën mijëra luftëtarë e patriotë.

Vizioni ynë i shprehur në program për ta patur një Kosovë ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar, qëndron mbi 4 shtylla:

A. Anëtarësimi urgjent i Kosovës në Nato;

B. Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;

C. Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;

D. Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur.

Ju drejtova vëllezërve e motrave në Zvicër, duke i shikuar secilin sy më sy dhe i garantova një përkushtim e shërbim ndaj Atdheut.

Diaspora do të jetë krah i fortë i ndryshimit që do të ndodh më 9 shkurt. Jemi bashkë për Kosovën ndryshe!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...