Live

Real Madridi dhe Napoli në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, eliminohen Liverpooli dhe Frankfurti

23:11 / 15 Mars 2023

Nga Kosova Live

Real Madridi duket se ia ka “marrë dorën” Liverpoolit. “Los Blancos” triumfuan edhe në shtëpi ndaj “Reds” për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse kishin epërsinë e tre golave nga fitorja 5:2 në “Anfield”, Real Madridi nuk u mbrojt në asnjë minutë, duke rrezikuar disa herë portën e Alisson Becker.

Përkundër ndeshjes mjaft intenzive dhe me raste të mira shënimi, pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.

Në të dytën, madrilenët vazhduan me ritmin e njëjtë, por jo edhe të zgjedhurit e Jurgen Klopp.

Liverpooli nuk pati asnjë rast të mirë shënimi në pjesë të dytë.

Ndërkohë, goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 79-të, kur Benzema realizoi pas një asistimi nga Vinicius Junior.

Ndërkaq, në ndeshjen mes Napolit dhe Frankfurtit e fitoi skuadra italian me rezultatin e pastër në 3:0, duke siguruar kështu kualifikimin tujte në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Dy gola për Napolin i shënoi Victor Osimhen dhe një erdhi nga Zielinski.

Shpërndaje në

U Kopjua