Live

Refuzoi të martohet me të, rusja 18-vjeçe rrëmbehet – mediat ruse e cilësojnë si “grabitje të nuses”

09:16 / 30 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Kjo është videoja shokuese, ku një vajzë 18-vjeçe “rrëmbehet nga një burrë në Rusi dhe familja e tij”, pasi ajo refuzoi të martohet me të.

Bella Ravoyan shihet duke u bartur nga një ndërtesë kolektive në qytetin Tambov nga dy burra, transmeton Telegrafi.

Ajo u rrëmbye derisa po festonte ditëlindjen e 18-të nga burri të cilin e refuzoi që është identifikuar si Amik Shamoyan, 20-vjeç, që ishte i shoqëruar nga babai Oganes, 48-vjeç dhe vëllai Alo, 24-vjeç.

Ajo është dërguar në rajonin e Nizhny Novgorod, ku është detyruar me forcë që të pajtohet për martesë.

Pas disa ditëve, babai i saj e kishte raportuar zhdukjen e saj në polici.

Ndërkohë një video është publikuar, ku e shfaq babanë e saj të nervozuar i cili mbante pushkë automatike në duar, dhe shkatërronte kafiterinë që ishte në pronësi të rrëmbyesit të vajzës.

Ky rrëmbim nga disa media ruse është portretizuar si “grabitje e nuses”, traditë kjo që akoma praktikohet në disa pjesë të Rusisë. /Telegrafi/

Shpërndaje në

U Kopjua