Live

Rikthimi i Messit te Barcelona, Laporta nis misionin

15:47 / 31 Mars 2023

Nga Kosova Live

Barcelona është e gatshme të merret seriozisht me rikthimin e Lionel Messit.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, klubi tashmë ka ndërmarrë veprime për të bindur argjentinasin, kontrata e të cilit me Paris Saint-Germain skadon në qershor, që të rikthehet në “shtëpi”.
Vetë presidenti Joan Laporta ka zhvilluar një bisedë me babanë dhe agjentin e lojtarit, Jorge Messi. Fillimisht për të folur për një ceremoni nderuese të veçantë për lojtarin më të mirë të “Blaugranas” ndonjëherë.

Mirëpo, përveç ceremonisë, është menduar diçka më shumë, siç është rikthimi i Leos në Barcelonë. Trajneri Xavi tashmë ka dhënë dritën jeshile për të përshpejtuar operacionin.

Shpërndaje në

U Kopjua