Live

Rita Ora në pulla postare të Kosovës

13:41 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është tashmë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës,

Pulla me imazhin e saj do të lëshohet në qarkullim postare të shtunën, më 26 nëntor, në një ditë të veçantë për artisten e madhe shqiptare dhe britanike, pikërisht në ditëlindjen e saj, shkruan Posta e Kosovës.

Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu, ka shprehur mirënjohje për yllin e muzikës.

“Është një nder për Posten e Kosovës të nderoj Rita Orën. Ajo na ka dhuruar aq shumë momente të bukura dhe krenari të pafund me këngë, performancë dhe koncerte madhështore. Kjo pullë e bukur le të jetë edhe si dhuratë simbolike e Kosovës për këngëtaren tonë, në këtë ditë të veçantë për të, për kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe kombin tonë”, ka thënë Kadiu.

Shpërndaje në

U Kopjua