Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ka shkruar dy statuse, në të cilët ka komentuar Jehona Lushakun e LDK-së dhe partinë më të vjetër në Kosovës.
Rrustemi ka kritikuar Lushakun dhe LDK-në.
Rrustemi ka bërë një vlerësim arbitrar, duke thënë se LDK-ja nuk e di çfarë thotë për situatën në veri.
“Po ia kujtoj Jehona Lushakut dhe LDK-së, se kërkesë e vazhdueshme e Serbisë ka qenë m’u largu Policia e Kosovës nga veriu e të qëndrojë vetëm KFOR. Ndërkohë që edhe LDK po na thotë sonte se vetëm KFOR garanton sigurinë në veri.
Pak me i thanë skandal. Nuk e dinë çfarë thonë, sepse nuk kanë qëndrim e s’kanë pasur kurrë për situatën në veri” – ka shkruar ai.