Live

“Sa herë nuk di kah t’ia mbajë, konsultohem me Dejonën”, çuditë me deklaratë ministrja Haxhiu

21:33 / 27 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një prej njerëzve më të votuar në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, që mbanë postin e ministrës së Drejtësisë, ka befasuar me deklaratë.

Ka konfirmuar se shpesh nuk e di se kah t’ia mbajë.

Dhe se kur gjendet në ketë situatë konsultohet me një person që nuk ka as pozitë qeveritare, as votë e as pozitë të lartë në parti. Me misteriozen Dejona Mihali.

Haxhiu tha se e donë shumë Dejonën.

Ministrja e ka vlerësuar aq lart Mihalin, sa që thotë se opozita kanë zili për të.

Mendoj se është grua shumë e zonja. Vec mendoj t’i kishim pasë edhe dy ose tri Dejona, do me thanë. Mendoj se të gjithë na kanë zili për Dejonën, edhe opozita. Me pasë njerëz të mençur, njerëz që nuk lodhën kurrë, që punojnë dhe janë shumë bashkëpunues, mendoj se kjo është vlerë”.

“Unë e dua shumë. Sa herë nuk e di kah t’ia mbajë, ka shumë raste kur ne konsultohemi. E kemi një grup njerëzisht që i konsultojmë në Vetëvendosje“, ka thënë Haxhiu.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...