Live

Sa para do i marr kombëtarja që e fiton ‘Kupën e Botës’?

14:43 / 17 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Gjithçka është gati për nisjen e kampionatit botëror, i cili do të përcaktojë kombëtaren e re kampione bote pas Francës, e cila doli fituese nga edicioni i 2018-ës në Rusi.

Krahas rezultatit prestigjioz sportiv, Federatat po shikojnë me interes edhe çmimet që FIFA do të ndajë për pjesëmarrjen në event.

Siç raportohet në raportin vjetor të FIFA 2020, çmimi i parave për Kupën e Botës që do të luhet në Katar do të arrijë në 440 milionë dollarë (pak mbi 425 milionë euro). Kjo shifër do të shpërndahet proporcionalisht ndërmjet ekipeve kombëtare pjesëmarrëse, në bazë të rezultateve që do të mund të arrijnë në garë.

Çdo kombëtare do të marrë 1.5 milionë dollarë para fillimit të kompeticionit, si shumë për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes për Botërorin.

Më pas, ata që nuk arrijnë të kalojnë fazën e grupeve, pra skuadrat e klasifikuara nga vendi i 17-të në 32-të, do të mbledhin 9 milionë dollarë. Midis bonusit fillestar dhe kësaj shume, shuma minimale për çdo ekip do të jetë e barabartë me 10.5 milionë dollarë.

Shifra përfundimtare rritet me kalimin e turit, duke shkuar nga 13 milionë për çdo kombëtare të eliminuar në 1/16 dhe deri në 42 milionë dollarë (43.5 milionë duke marrë parasysh bonusin për të mbuluar kostot) për ata që do të kurorëzohen kampionë të botës.

Sa kushton Kupa e Botës në Katar:

Vendi i 17-të deri 32: 144 milionë dollarë (9 milionë dollarë për ekip)

Vendi i 9-të deri 16: 104 milionë dollarë (13 milionë dollarë për ekip)

Vendi i 5-të deri të 8-të: 68 milionë dollarë (17 milionë dollarë për ekip)

Vendi i katërt: 25 milionë dollarë

Vendi i tretë: 27 milionë dollarë

Vendi i dytë: 30 milionë dollarë

Kampionët: 42 milionë dollarë

Shpërndaje në

U Kopjua