Live

Samsung Galaxy Z Flip4 Maison Margiela Edition do të kushtojë 1,610 euro

09:02 / 30 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Në fillim të këtij muaji, Samsung njoftoi Maison Margiela EditionGalaxy Z Flip4 dhe tani Samsung konfirmoi çmimin e tij.

Ky model eksluziv i Z Flip4 e ka një çmim prej 2,255,000 KRW e që konvertohet në 1,608 euro.

Samsung do të shet gjithsej 100 njësi në Korenë e Jugut dhe shitjet zyrtare fillojnë më 1 dhjetor, raporton GSM Arena.

Blerësit e mundshëm do të duhet të hyjnë në një lotari në faqen e internetit të Samsung Korea midis orës 11:00 dhe 18:00 me kohën lokale.

Fituesit do të shpallen më 2 dhjetor. Blerësit mund të hyjnë gjithashtu në lotari nëpërmjet platformës tregtare të Koresë së Jugut KREAM nga 1 dhjetori.

Maison Margiela Galaxy Z Flip4 do të shitet gjithashtu në Hong Kong dhe Francë. 

Shpërndaje në

U Kopjua