Live

S’e përmendi Thaçin, Veselin e Krasniqin| Komentuesit e “gozhdojnë” Mimoza Kusari-Lilën

09:11 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila qëndroi në Hagë. Atje vizitoi Rexhep Selimin, që po mbahet i arrestuar nga Gjykata Speciale.

Megjithatë, kur njoftoi në rrjete sociale për këtë vizitë, ajo nuk mori guximin t’ua përmend emrat të akuzuarve të tjerë. Kusari-Lila nuk e përmendi fare Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin apo Calin e të tjerët që po mbahen në Hagë.

Të gjithë këta i quajti “bashkëluftëtarët e Rexhës”. Kjo ka bërë që me qindra komentues, ta gozhdojnë Kusari-Lilën, transmeton Nacionale.

Më shumë se 500 komente janë bërë në këtë postim të Kusari-Lilës, shumica prej tyre me kritika për mos-përmendjen e të akuzuarve të tjerë.

“Te tjeret kane emra, dhe duhet me te ardh marre mos me i permend emrat e tyre, ty, zonja deputete qe i ke ndrru partite sa here u ndrru pushteti!”, ka shkruar një komentuese.

“Dikur miq i ke pasur edhe te tjeret, madje ke pas pozita edhe me me integritet se sa qe ki tani. Do me kishte ardhe marre qe mos me i vizitu edhe te tjeret si Hashim Thacin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin. Po njeriu per me i ardhe marre, duhet edhe me pas marre dhe ndergjegjie!”, ka shkruar një tjetër komentues.

“Te gjithe kane emra jo vetem Rexha, e njeri nder ta eshte Presidenti i Republikes qe lexoi shpalljen e Pavaresise se Kosoves, sa e turpshme te ndahen vetem se kane bindje tjeter partiake te burgosurit tane, qe po mbahen padrejtesisht ne Hagë!”, ka shkruar një tjetër qytetar.

Disa nga komentet:

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Lajme