Live

Sekuestrohen dy kamionë në Prizren, përdoreshin për nxjerrje ilegale të zhavorrit

11:05 / 27 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka sekuestruar dy kamionë të cilët po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme.

Përmes një komunikate nga Prokuroria, bëhet e ditur se akvitetet ilegale të nxjerrjes së zhavorrit, dyshohet se janë zhvilluar përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Prandaj, rasti është inicuar në drejtim të veprës penale “ndotja, degadradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Prizren, 27 Shtator 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, në dy raste të ndara ka sekuestruar dy (2) kamionë, si mjete të kryerjes së veprës penale, të cilët po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme, dhe është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Policinë e Kosovës, Inspektorët e KPMM-së dhe Inspektorët Komunal, në fshatin Landovicë – Komuna e Prizrenit, në dy raste të ndara ka ndaluar vozitësit e dy kamionëve, të cilët po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme. Aktivitetet ilegale të nxjerrjes së zhavorrit në këtë fazë hetimore dyshohet se janë zhvilluar përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më tej, thuhet se brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara është lëshuar urdhri ndalues i përkohshëm.

“Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara është lëshuar urdhri ndalues i përkohshëm dhe gjithashtu brenda afatit ligjor, për mjetet e kryerjes së veprës penale më datë 27.09.2024 është paraqitur kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar, me masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar – shitjen e pasurive të specifikuar/kamionëve për çmim të tregut”, thuhet në përfundim të njoftimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...