Live

Serbët i përgjigjen ftesës për protestë

11:51 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Serbët kanë nisur të mblidhen në Mitrovicën e Veriut.

Nën tingujt e këngëve nacionaliste, serbët me flamuj në duar kanë vendosur t’i përgjigjen thirrjeve të Listës Serbe, zyrtarët e së cilës dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, raporton T7.

Lista Serbe dje i ka ftuar serbët të tubohen sot në orën 12:00.

“Vëllezër e motra, le të mblidhemi të gjithë nesër në kuvendin e përgjithshëm kombëtar në Mitrovicë në ora 12:00, para përmendores së perandorit Llazar nga do t’i themi Europës dhe botës njëzëri dhe unanimisht se vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq! Të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë. Flamujt në dritare!!!”, u tha në njoftimin e Listës Serbe të shtunën.

Shpërndaje në

U Kopjua