Përpara se të fillonte samiti i Londrës për Ukrainën, shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha në X se ishte “shumë pozitiv” duke shkuar në takim.
Ai renditi tre pika kyçe – në të parën tha se “të gjithë në Evropë do të duhet të japin më shumë” për të mbështetur Ukrainën.
Ai shtoi se “ne të gjithë duam një marrëveshje paqeje, dhe ajo duhet të zgjasë”.
Së fundi, Rutte përsëriti gjithashtu se “për të mbajtur të fortë NATO-n, Evropa do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes”.