Gjatë spektaklit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, u shfaq një klip i mbushur me momente të tensionuara dhe sjellje agresive nga Xhenetën ndaj Anisë dhe Drilonit.
Kjo ka ndodhur pasi Driloni përmendi nënën e Xhenetës, çka shkaktoi reagimin e fortë të saj.
Në klip, shihet Xheneta duke e pështyrë Drilonin në fytyrë, duke treguar një sjellje të jashtëzakonshme agresive.
Pas këtij incidenti, Xheneta u tregua gjithashtu agresive ndaj Anisë, duke shkaktuar një debat të ashpër gjatë spektaklit.
Kjo situatë ka ndezur shumë reagime nga publiku dhe ka sjellë tensione mes konkurrentëve, duke bërë që të jetë një nga momentet më të diskutuar gjatë kësaj jave.