Live

Shtatëzëna e larguar nga “Twitter”, paralajmëron padi ndaj kompanisë

23:51 / 07 Nëntor 2022

Nga admin

Një ish-punonjëse e Twitter-it, e cila është gjashtë muajshe shtatzënë, javën e kaluar u pushua nga puna, por ajo ka në plan të padisë kompaninë për diskriminim.

Shennan Lu, punonte si analiste e të dhënave në Twitter, përpara se të pushohej nga puna së bashku me mijëra punonjës të tjerë, ndërsa shefi i ri, Elon Musk, vazhdon të bëjë shkarkime.

Ajo ka shprehur zhgënjimin e saj për situatën, duke e akuzuar kompaninë për diskriminim dhe duke u zotuar se do të shkojë në gjykatë. Cicërimat dhe llogaria e saj janë fshirë që atëherë, raporton Daily Mail, transmeton KlanKosova.tv.

Pasi pushoi nga puna rreth 50% të fuqisë punëtore të Twitter, pas blerjes së tij nga Musk, kompania thuhet se ka kontaktuar me dhjetëra punonjës për t’u kthyer në punë. Kompania ende ka të punësuar rreth 3700 njerëz.

Në një nga cicërimat tashmë të fshira, Lu ndër të tjera ka shkruar: “Udhëtimit tim në Twitter i erdhi fundi, më pushuan nga puna në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ishte kënaqësi të punoja me të gjithë ju. Jam shumë mirënjohës që drejtoj një ekip kaq të mrekullueshëm, ka qenë një udhëtim argëtues. Këtu sigurisht që ka dallime. Kështu që unë do të luftoj. Shihemi në gjykatë”.

Lu nuk është e vetmja punonjëse shtatzënë që pushohet nga puna në raundin e largimeve masive. Rachel Bonn, ish-shefe e marketingut në selinë e Twitter në San Francisko, e cila është në muajin e tetë shtatzënë, gjithashtu njoftoi se u pushua nga puna. Pesë ish-punonjës ngritën një padi kolektive duke pretenduar se shkarkimet shkelnin ligjin federal.

Pas pushimeve masive nga puna, Musk, mbrojti vendimin e tij duke thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të bënte largime për shkak të situatës financiare të Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua