Live

Skivi: Do e lija menjëherë muzikën nëse do më kërkonte Arsenali

12:01 / 26 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” reperi i njohur SKIVI ka treguar, se për cilën skuadër do e linte muzikën. SKIVI po ashtu shtoi se “futbollistët më të mirë shqiptarë janë Xhaka dhe Shaqiri”.

Ai tha se “ndoshta, Arsenali. Nëse patjetër do të donte trajneri me më transferua, sepse muzika mund të bëhej edhe gjatë mbrëmjes”.

Është padyshim një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar, por prej disa kohësh nuk ka qenë aktiv në muzikë. Megjithatë, reperi bëri me dije se pritet të vijë së shpejti me projektin e ri, teksa tha “kush po pret super hitin e vërtetë”.

Ndërkohë, së fundmi reperi ka reaguar edhe ndaj prurjeve më të reja muzikore nga artistët shqiptarë. Përmes një postimi që ka bërë në rrjete sociale, Skivi shkruan se ky vit mban rekord për tekstet më të këqija në historinë e muzikës në vend.

“Vit kampion, me tekste të këqija prej që ekziston muzika në Kosovë.”, shkruan Skivi. Megjithatë, nuk dihet se kujt i drejtohet saktësisht me këto fjalë reperi. 

Kujtojmë që një ndër artistët më të kritikuar ka qenë Mozzik. Përpos suksesit, kënga e tij “Madonna” ka qenë shumë e kritikuar për shkak të përmbajtjes së tekstit.

Shpërndaje në

U Kopjua