Live

Sot ndeshja Ulpiana – Liria, kërkojnë barazhin e Superligës

08:30 / 27 Maj 2023

Nga Kosova Live

Sot do të zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Ulpiana dhe Liria do të përballen ndaj njëra tjetrës, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Të dyja skuadrat do të synojnë fitoren, e cila do ti siguronte barazhin e Superligës.

Skuadra e cila fiton këtë ndeshje do të luaj kundër skuadës e cila përfundon në vendin e 8-të në Superligë, me Ferizajin dhe Trepçën ’89, që nesër luajnë ndeshjet e fundit kundër Dukagjinit, respektivisht Prishtinës.

Ndeshja Ulpian – Liria, zhvillohet në stadiumin ”18 qershori” në Klinë, më fillim nga ora 15:00.

Shpërndaje në

U Kopjua