Live

Sot zhvillohen katër ndeshje tjera, në ditën e shtatë të Botërorit

08:55 / 26 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sot zhvillohen edhe katër ndeshje tjera në kuadër të Kampionatit Botëror në Katar.

Loja hapëse e ditës do të jetë ballafaqimi në mes Tunizisë dhe Australisë, në kuadër të grupit D.

Kjo përballje do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00.

Derisa në terminin tjetër Polonia do të luajë me Arabinë Saudite, në grupin C. Polakët do të synojnë fitoren, pas barazimit me Meksikën.

Një ndeshje tjetër interesante do të luhet në mes Francës dhe Danimarkës, me fillim nga ora 17:00. Kampioni aktual pas fitores bindëse ndaj Australisë do të synojë fitoren ndaj Danimarkës.

Ndërsa loja përmbyllëse e ditës së sotme do të jetë qershia mbi tortë, përballja mes Argjentinës dhe Meksikës, në grupin C.

Kjo lojë do të luhet me fillim nga ora 20:00. 

Shpërndaje në

U Kopjua