Live

Sot zhvillohet ndeshja Prishtina-Gjilani, policia njofton për mbylljen e dy rrugëve

08:15 / 05 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar dje se sot gjatë ditës do të bllokohen rrugët rreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë për shkak të finales së Kupës së Kosovës.

Njoftim për bllokim rrugësh

Ju njoftojmë se për shkak të ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët:

-Enver Zymberi dhe

Rinia.

Plani në fjalë do të filloj të implementohet nesër (05.06.2023), që nga ora 07:00 deri në përfundim të ndeshjes.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...