Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në emisionin FRONTAL të T7 ka folur për protestën që është mbajtur sot nga serbët lokalë kundër hapjes së Urës së Ibrit.
Spahiu ka përmendur numrin e atyre që kanë dalë në protestë, duke e cilësuar si protestë të vogël dhe duke shtuar se më herët kur janë bërë protesta, ka pasur më shumë pjesëmarrje.
Sipas Spahiut, ka gatishmëri në të dy anët që Ura e Ibrit të hapet dhe sipas tij, një gjë e tillë do t’iu konvenonte më shumë qytetarëve që jetojnë në Mitrovicën Veriut.
“Ka gatishmëri në të dy anët që ura të hapet. S’ka asnjë arsye që të mos ndodh hapja e Urës së Ibrit. Iu duhet më së shumti edhe qytetarëve të pjesës veriore”, ka thënë Spahiu.