Më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut Kosovë Serbi, në nivel të kryenegociatorëve.
Lajmin për Reporteri.net, e ka konfirmuar Zëdhnësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
‘’Po, ne mund të konfirmojmë takimin e kryenegociatorëve në Bruksel më 24 tetor’’, thuhet në përgjigjen e Stanos për gazetën online Reporteri..net.
Më 17 shtator Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kanë zhvilluar dy herë bisedime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh në Bruksel.
Megjithatë, pas takimit palët e kishin akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.