Live

Stefano: Kosova dhe Serbia me pozicione radikale sa i përket marrëveshjes

09:51 / 08 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Kosova dhe Serbia nuk kanë vullnet politik për t’i zgjidhur tensionet ndërmjet tyre. Kështu thotë Stefano Bianchini, profesor i politikës dhe historisë së Evropës Lindore në Universitetin e Bolonjës.

Në një intervistë për Radio Kosovën ai thotë se Rusia përmes problemeve që ekzistojnë në Ballkan, po mundohet ta mbajë të tensionuar rajonin.

“Mendoj që Rusia po i shfrytëzon vetëm problemet e brendshme që janë në rajonin e Ballkanit për të krijuar tensione në rajon. Roli i Rusisë në këtë kontekst është margjinal, sepse është fakt i rëndësishëm që të gjitha vendet e Ballkanit, përjashtuar Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, janë anëtare të NATO-ës. Kosova nuk është anëtare e NATO-ës, por është e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, kjo krijon kushte që Rusia të ketë rol shumë kufizues, ose periferik në rajon. Rusia mund të përkujdeset që t’i mbajë të ndezur tensionet që tashmë ekzistojnë në rajon, dhe origjina e të cilave thashë, është vetëm lokale”, ka thënë Stefano.

Sipas tij, është e kuptueshme që Rusia edhe mund të provojë. Por tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekzistojnë prej zhvillimeve politike të cilat e kanë përcjell Kosovën, Serbinë dhe ish-Jugosllavinë, duke nisur në fillim të ’80-tave. Mendoj që këto çështje vazhdojnë të mos jenë rregulluar në formë të kënaqshme për të dyja palët. Prandaj mendoj që tensione janë lokale. Ato mund të ndikohen pak nga Rusia, por nuk janë determinuese. Mekanizmat tensionues janë kryesisht në nivel lokal.

(Stefano Bianchini është profesor i politikës dhe historisë së Evropës Lindore në Universitetin e Bolonjës. Si ekspert i çështjeve të Ballkanit, ai botoi dhe bashkë-redaktoi 36 libra dhe më shumë se 150 artikuj në italisht, frëngjisht, anglisht dhe gjuhë të tjera. Ai ishte këshilltar i ICTY, në Hagë.)

Shpërndaje në

U Kopjua