Live

Steinmeier dhe Begaj: E rëndësishme ulja e tensioneve në Kosovë

14:05 / 01 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Në konferencën për media së bashku me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, presidenti shqiptar Bajram Begaj është shprehur se propozimi franko-gjerman apo propozimi i Brukselit është i mirëpritur për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij Procesi i Berlinit nga ana e qeverisë është marrë seriozisht dhe ka pranuar që vitin tjetër Samiti i Procesit të Berlinit të zhvillohet në Tiranë. Kjo tregon që qeveria shqiptare është e angazhuar dhe punon për gjetjen e rrugëve dhe marrëveshjeve të reja në këtë kohë.

“Është i mirëpritur propozimi franko-gjerman apo propozimi i Brukselit i quajtur së fundmi për dialogun Kosovë-Serbi. Çdo përpjekje për dialog dhe gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë është i mirëpranuar nga ana jonë dhe kemi qenë gjithmonë për këtë dialog. Sa i përket procesit të Berlini, është shumë i rëndësishëm dhe firmosja e 3 marrëveshjeve për lëvizshmërinë krijoni premisa për marrëveshje të reja dhe në të ardhmen. Është e rëndësishme implementimi i këtyre marrëveshjeve domethënë që vendet të respektojnë marrëveshjet e firmosura dhe nuk është se unë mund të jap ndonjë këshill qeverisë në lidhje me Balkanin e Hapur apo procesin e Berlinit. Procesi i Berlinit nga ana e qeverisë është marrë seriozisht dhe ka pranuar që vitin tjetër Samiti i Procesit të Berlinit të zhvillohet në Tiranë. Kjo tregon që qeveria Shqiptare është e angazhuar dhe punon për gjetjen e rrugëve dhe marrëveshjeve të reja në këtë kohë”.

“Po ashtu dhe për Ballkanin e Hapur që është një proces integral dhe nëse do të jetë gjithëpërfshirës në të gjitha vendet e rajonit dhe do të ketë në fokus vetëm lëvizshmërinë, lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin ekonomik është i mirëpranuar për faktin që Shqipëria ka qenë pjesë e dialogut. Në këtë aspekt them se çdo bisedë, çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur në interes të mirëqenies së njerëzve”, tha Begaj.

Ndërkohë Steinmeier tha: “Nuk është dërguesi i propozimeve i rëndësishëm, çdo kontribut që sjell në uljen e përshkallëzimit të konflikteve është i mirëpritur përndryshe unë mund të them shumë respekt për kolegun dhe mikun tim Laiçak i cili e ka shndërruar në një mision të tijin pasionant me përvojë, dije dhe durim të madh ka trajtuar pikërisht këtë proces të normalizimit të dialogut”.

Shpërndaje në

U Kopjua