Live

Stoltenberg-Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO

17:25 / 04 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të ndryshojë qasjen kundërshtuese ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën veri-atlantike.

Sipas tij, Stokholmi i ka adresuar shqetësimet e Turqisë, lidhur me sigurinë.

“Suedia ka marrë hapa konkretë për t’i shmangur shqetësimet e Turqisë.Suedia i ka përmbushur të gjitha obligimet”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve, pas takimit me Erdoganin.

Shefi i NATO-s ka marrë pjesë të shtunën në inaugurimin e Erdoganit, i cili e ka nisur edhe një mandat presidencial pesëvjeçar, raporton REL.

Turqia, anëtare e NATO-s, është duke e bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë.Ajo dhe Hungaria, janë të vetmet vende anëtare që nuk e kanë ratifikuar aplikimin e Suedisë.

Finlanda, me të cilën Suedia ka aplikuar për anëtarësim, i është bashkuar aleancës në prill.

Erdogani e ka akuzuar Suedinë se është kthyer në strehë për “terroristët”, sidomos për pjesëtarët e Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK).

Ky grup është në listën e zezë të Turqisë, dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Shpërndaje në

U Kopjua