Live

Sulmohet një person në Leposaviq, nisin hetimet

15:00 / 28 Maj 2023

Nga Kosova Live

Një burrë në Leposaviq ka njoftuar se teksa ishte duke qëndruar në një kafiteri, është sulmuar nga një i dyshuar që akoma nuk është identifikuar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00.

Po ashtu u tha se viktima ka pranuar trajtimmjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, njoftoi Policia e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua