Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar situatën në veri të vendit.
Tahiri ka thënë se duhet thënë e vërteta për veriun dhe se kryetarët atje “duhet ta kenë njëfarë legjitimiteti”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e fut Kosovën “në një rrugë qorre.”
“Është duke e futë Kosovën në një rrugë qorre që ka me na sjellë shumë probleme”, tha ai.
Sipas tij, Kurti për veprimet në veri nuk e ka informuar as presidenten Vjosa Osmani.
“Presidentja nuk ka qenë e informuar për këtë veprim”, tha Tahiri, ndërsa sipas tij, “në terr informativ” janë edhe deputetët.