Live

Telashe për Arsenalin, William Saliba pritet të mungojë për disa javë

10:12 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

William Saliba pritet që të jetë fushës për disa javë.

“L’Equipe” ka raportuar se mbrojtësi francez do të mungojë për disa javë, duke mos cekur kohën e rikthimit, shkaku i një lëndimi në shpinë që pësoi në ndeshjen kundër Sporting Lisbonës në Ligën e Evropës, transmeton Gazeta Express.

Padyshim se ky nuk është aspak lajm i mirë për liderin e Premierligë, Arsenalin, pasi Saliba ka qenë i pazëvendësueshëm këtë sezon në formacionin e Mikel Artetas.

Ky lëndim 21-vjeçarit do t’ia humbasë edhe ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” me Francën.

Qendërmbrojtësi i “Topçinjve” u përzgjodh nga Didier Deschamps për ndeshjet e këtij muaji, kundër Irlandës dhe Holandës, por tani besohet se ai do të tërhiqet nga angazhimi me kombëtaren franceze.

Deschamps thuhet se po shqyrton zgjedhjen e mbrojtësit të OGC Nice, Jean-Clair Todibo ose qendërmbrojtësit të Monacos, Axel Disasi, për të zëvendësuar Saliban.

Një vendim përfundimtar pritet të merret dhe publikohet brenda 48 orëve të ardhshme.

Shpërndaje në

U Kopjua