Live

Tentohet sërish shkarkimi i kryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës

23:44 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një pjesë e Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Kosovës sot kanë tentuar të mblidhen në një takim për të anuluar vendimin e ‘Gjykatës së Nderit’, që ka anuluar mocionin e shkarkimit të kryetarit, Arianit Jakupi.

“Gazeta Blic” nga burime të saj brenda këtij institucioni merr vesh se në mungesë të kuorimit ky takim ka dështuar të ketë vendimarrje.

“Nje pjesë e Kuvendit të OFK-së sot kanë tentuar të mblidhen në një takim të jashtëligjshëm të Kuvendit të OFK-së për anulim të vendimit të ‘Gjykatës së Nderit’ që ka anuluar mocionin e shkarkimit të kryetatit të OFK-së, Arianit Jakupi. Në mungesë te kuorumit ky takim dështon të ketë vendimmarrje dhe ngelet ne fuqi vendimi i Gjyqit të Nderit” thotë ky burim i “Gazeta Blic”

Tutje thuhet se për inicimin e shkarkimit të kryetarit Jakupi kanë ndikuar ndryshimet që kanë filluar në sektorin farmaceutik kohët e fundit e që kanë prekur interesat e disa grupeve të interesit që përfaqësohen në OFK.

Zyrtarisht, askush nga kjo odë nuk ka dashur të flas të shtunën në lidhje me këtë çështje.

Ndryshe, Kuvendi i Odës së Farmacisteve të Kosovës (OFK) muaj më parë me shumicë votash me mocion mosbesimi e ka shkarkuar kryetarin e Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, por që ‘Gjykata e Nderit’, si shkallë e dytë e Odës e kishte rrëzuar vendimin e Kuvendit, duke e cilësuar si jo ligjor shkarkimin e Jakupit.

Shpërndaje në

U Kopjua