Live

Tifozet “topless” në finalen e Kupës së Botës i shmangen burgut: Ikëm nga Katari, tani jemi refugjate në Evropë

12:51 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Tifozet argjentinase që shkuan “topless” në Katar për të parë finalen e Kupës së Botës në stadiumin “Lusail”, e festuan në mënyrën e tyre triumfin pas 36 vitesh.

Mes tyre ishin dy që arritën të largoheshin nga vendi, ku rregullat e veshjes së femrave janë shumë strikte.

Gazeta “The Sun” raportoi se “tifozja argjentinase rrezikon të shkojë në burg”, ndërsa “Daily Mail” shkroi se “gruaja është përzënë nga stadiumi”. Në rrëfimet e saj në Instagram @noe.dreams1, një nga protagonistët e zbulimit “viral” të finales, konfirmon se “unë ika nga Katari dhe tani jam refugjate në Bashkimin Evropian”.

Nga ana e saj, edhe @milubarbiie_, protagonistja tjetër e dyshes “topless”, përdori të njëjtin rrjet social për të shpjeguar se kishte arritur të zbarkonte në Evropë.

Në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, @milubarbiie_ dhe @noe.dreams1 ndanë përgatitjen e tyre për të ekzekutuar një “topless” të dyfishtë që bëri xhiron e botës dhe me të cilin rrezikuan të shkonin në burg për shkeljen e ligjeve të Katarit.

Para Kupës së Botës, kodi i veshjes për vizitorët në Katar rekomandohej që “të mbulonte stomakun dhe shpatullat; fundet, fustanet dhe pantallonat duhet të mbulonin edhe gjunjët”. Pra, veshjet e ngushta dhe dekolteja u dekurajuan, jo më “toplees” që ishte e ndaluar kategorikisht.

“Vizitorët (si meshkuj ashtu edhe femra) pritet të tregojnë respekt për kulturën vendase, duke shmangur ekspozimin e tepërt të veshjeve në publik”, – kërkoi Autoriteti i Turizmit të Katarit.

Shpërndaje në

U Kopjua