Live

Tifozi shqiptar që mori fanellën e Enzo Fernandezit: E shikova në sy, ai më puthi në ballë

14:16 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Skuadra e Chelseat para dy dite siguroi çerekfinalen në UEFA Champions League pasi mposhti 2 me 0 kundërshtarët nga Gjermania, Borussia Dortmund.

Në fundin e ndeshjes, një djalosh i vogël u fut në fushë dhe shkoi në drejtim të mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez.

Tifozi ishte shqiptar, Brenden Mesi – i cili ka folur rreth kësaj aventure në fushën e ‘Stamford Bridge’.

“E shikova në sy, ai më puthi në ballë, u emocionova shumë nga ai gjest”, ka thënë tifozi i Chelseat

Brenden Mesi gjithashtu është takuar më herët edhe me mbrojtësin brazilian, Thiago Silva – të cilit i ka marrë edhe një nënshkrim në fanellë.

Shpërndaje në

U Kopjua