Live

Tifozja atraktive e Kroacisë, Ivana Knoll vazhdon të marrë vëmendje me pozat nga Katari

21:04 / 05 Dhjetor 2022

Nga admin

Ish-Missi i Kroacisë, Ivana Knoll, u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo me veshjen tërheqëse teksa mbështeti vendin e saj në Kupën e Botës në Katar.

Modelja dhe stilistja, 30-vjeçare, mahniti me një bluzë të kuqe e të bardhë, të cilën e kombinoi me një fund të shkurtër.

Ajo u shfaq tërë kohën e buzëqeshur, ndonëse kishte veshur edhe një palë çorape që përfaqsonin shtetin e Kroacisë.

Knoll kishte aplikuar në mënyrë të përsosur një grim të plotë për të theksuar bukurinë e saj, duke përfshirë një rimel të kuq.

Ndërsa kompletoi ansamblin magjepsës, ajo shtoi një gjerdan të thjeshtë me zinxhir ari ndërsa pozoi me fansat përpara se të ulej.

Jashtë stadiumit Al Janoub, bukuroshja foli me ekipet televizive duke treguar mbështetjen për vendin e saj.

Në llogarinë e saj në Instagram, Knoll ndau një seri fotografish magjepsëse për 1.3 milionë ndjekësit.

Ivana është etiketuar si tifozja më seksi e Kupës së Botës, pasi më parë kishte shëtitur nëpër Katar me rroba banje.

Katari ndërkohë ka zbatuar rregulla strikte rreth veshjeve për Kupën e Botës.

Shpërndaje në

U Kopjua