Live

Tragjedi në basketbollin amerikan: Përleshje e madhe në palestër, vdes prindi që shkoi ta shikonte djalin në ndeshje

10:22 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Në një lojë të shkollave fillore amerikane në Vermontin verior, ndodhi një tragjedi që tronditi botën.

Gjegjësisht, gjatë lojës, prindërit të cilët po shikonin fëmijët e tyre janë përleshur dhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.

Policia u përgjigj me shpejtësi, doli në vendngjarje, por një burrë i quajtur Russell Giroux u ankua për lëndime.

Ai është transportuar në spital, ku nga plagët e marra nga përleshja ka ndërruar jetë.

Njëri prind ka arritur të regjistrojë skenat e sherrit brutal.

“Më duhet të shpërndani videon nga loja e basketbollit të vajzës sime në shkollën fillore. Prindi u vra. Çfarë nuk shkon me këtë vend”, ka shkruar ai në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua