Live

Turshitë në fytyrë janë trendi më i ri në Tik Tok dhe dermatologët s’kanë kundërshtim

12:57 / 05 Prill 2023

Nga Kosova Live

Trendi më i fundit në Tik Tok ka të bëjë me masazhimin e fytyrës me turshi dhe mjekët nuk janë kundër. Videot ku përdoruesit kalojnë një kastravec turshi mbi fytyrë apo aplikojnë lëngun janë bërë virale dhe kanë mijëra shikime.

Sipas atyre që e mbrojnë këtë trend, kjo trajton aknet, njëtrajtëson lëkurën, shërben si pastrues makijazhi dhe largon qelizat e vdekura, edhe pse në fakt nuk ka shumë prova shkencore.

Një dermatologe dhe pedagoge në Universitetin e Jellsit, Christine Ko tha për “Daily Mail” se ka disa fakte se kimikatet në një perime turshi mund të kenë një efekt pastrues në lëkurë.

Përdoruesit kanë postuar video duke vendosur copa turshish për të lehtësuar dhimbjen dhe kruarjen nga pickimet. Në një tjetër, një përdorues krijoi një maskë fytyre duke përdorur lëng turshish. Madje të tjerë i kanë zëvendësuar pastruesit e grimit me turshi.


Dermatologia shprehet se turshitë dhe produkte të tjera përmbajnë acide si acidi laktik. Ky lloj acidi heq qelizat e vdekura, eksfolion lëkurën dhe i jep shkëlqim. “Produktet që përmbajnë acid ndihmojnë me aknet, kështu që ndoshta nuk është aq çmenduri sa duket”, thotë Christine.

Sasia e tepërt mund të dëmtojë lëkurën sepse shkakton skuqje, rrjepje dhe e ekspozon ndaj sëmundjeve si ekzema. Në sasi shumë të larta, e djeg lëkurën. Turshitë e blera përmbajnë rreth 5% aciditet, por fermentimi i tyre në shtëpi mund të rrezikojë që niveli të jetë më i lartë.

Personat alergjikë ndaj turshive mund të kenë problem me këtë trend.Dermatologia nuk shprehet tërësisht kundër trendit, të paktën në teori, por më e mira janë produktet e posaçme që janë të testuara dhe të formuluara për nevojat e lëkurës./tvklan.al

Shpërndaje në

U Kopjua