Live

​Twitter mbyll përkohësisht zyrat e kompanisë

12:12 / 18 Nëntor 2022

Nga admin

Platforma Twitter ka njoftuar punëtorët se ka mbyllur përkohësisht zyrat e kompanisë. Në një mesazh që ka parë transmetuesi britanik BBC, punëtorëve u është thënë se zyrat do të hapen sërish më 21 nëntor. Arsyeja e një vendimi të tillë nuk është bërë e ditur.

Ky njoftim vjen pas raportimeve se një numër i madh i punëtorëve kanë dhënë dorëheqje, pasi pronari i ri, Elon Musk, u ka kërkuar të nënshkruajnë se janë të gatshëm të punojnë “me orar të gjatë dhe intensitet të madh”, ose që të largohen nga kompania.

Përdoruesit e Twitter-it po dalin në Mastodon – por çfarë është ai? Në njoftimin për punëtorët është thënë, po ashtu, që ata duhet të vazhdojnë të veprojnë “në përputhje me politikat e kompanisë, dhe të mos diskutojnë informacion konfidencial në rrjetet sociale, në media, apo diku tjetër”.

Më herët gjatë këtij muaji, Twitter ka bërë të ditur se do të zvogëlojë numrin e punëtorëve për 50 për qind. Para se Musk të merrte kontrollin e Twitterit, kompania ka pasur rreth 7.500 punëtorë. Musk, njeriu më i pasur në botë, është bërë pronar i Twitterit, pas blerjes së kompanisë për 44 miliardë dollarë./REL

Shpërndaje në

U Kopjua